


Rrokaqielli që zëvëndësoi Kullat Binjake në New York
Qendra Botërore e Tregtisë 1(e njohur edhe si 1 World Trade Center, 1 WTC ose Freedom Tower, Kulla e Lirisë) është ndërtesa kryesore e kompleksit të rindërtuar World Trade Center në Manhatanin e Poshtëm, New York City. Kjo është ndërtesa më e lartë në hemisferën perëndimore, dhe gjashta në botë. Struktura super e gjatë ka të njëjtin emër si Kulla Veriore e Qendrës Botërore të Tregtisë origjinale, e cila u shkatërrua plotësisht në sulmet terroriste të 11 shtatorit, 2001. Rrokaqielli i ri qëndron në qoshen veriperëndimore të 6.5 ha në vendin e World Trade Center. Ndërtesa kufizohet nga West Street në perëndim, Vesey Street në veri, Fulton Street në jug, dhe Washington Street në lindje.
Arkitekti e ndërtesës ishte David Childs, firma e të cilit Skidmore, Owings & Merrill (SOM) projektoi edhe Burj Khalifa dhe Kullën Willis. Ndërtimi i kateve nëntokësore dhe themeleve për ndërtesën e re filluan më 27 prill, 2006. One World Trade Center u bë struktura më e lartë në New York City më 30 prill 2012, kur ajo tejkaloi kulmin e Emperor State Building.
Më 10 maj 2013,u instalua maja, komponenti i fundit i rrokaqiellit, duke e bërë ndërtesën të arrijë një lartësi të përgjithshme prej 541,3 m. Lartësia e saj prej 1776 në njësinë matëse feet – këmbë, është një referencë e qëllimshme e vitit kur u nënshkrua Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Ndërtesa u hap më 3 nëntor 2014.
Ndërtimi
Gurthemeli simbolik One World Trade Center u vendos në një ceremoni më 4 korrik, 2004.
Megjithatë, ndërtimi u shty deri në vitin 2006 për shkak të mosmarrëveshjeve mbi paratë, të sigurisë, dhe projektit. Çështjet e fundit të mëdha janë zgjidhur më 26 prill 2006, kur një marrëveshje është bërë në mes të zhvilluesit Larry Silverstein dhe Autoritetit Portual të New York dhe New Jersey. Më pas, u përdor eksploziv në vendin e ndërtimit për dy muaj për të pastruar shtratin për ndërtimin themelit. Në janar të vitit 2008, dy vinça u vendosën në kantier. Ndërtimi i bërthamës së betonit të kullës filloi pas ardhjes së vinçave.
Kulla arriti në 52 kate dhe ka qenë mbi 180 m e gjatë deri në dhjetor 2010. Në përvjetorin e 10 të shembjes së Kullave Binjake, lartësia kishte arritur në 82 kate.Në vitin 2009, Autoriteti Portual ndryshoi emrin zyrtar të ndërtesës nga ” Kulla e Lirisë ” në “One World Trade Center”, duke deklaruar se ky emër ishte “më e lehtë” për njerëzit për ta identifikuar.Kulla ende e paplotë u bë ndërtesa më e lartë e Nju Jorkut në prill 2012, duke kaluar lartësinë 380 m të majës së Empire State Building. Presidenti Barack Obama vizitoi vendin e ndërtimit dy muaj më vonë dhe shkroi, në një tra çeliku që do të ngrihej në majë të kullës, fjalinë “Ne kujtojmë, ne rindërtojmë dhe ne kthehemi më të fortë!”
Kostoja e llogaritur dhe financimi
Një vlerësim në shkurt 2007 vendosi koston fillestare e ndërtimit të One World Trade Center në rreth 3 miliardë dollarë, ose 12.380 dollarë për metër katror. Megjithatë, kostoja totale e ndërtimit të kullës kishte arritur në 3.9 miliardë $ deri në prill të vitit 2012, duke e bërë atë ndërtesën më të shtrenjtë në botë në atë kohë. Ndërtimi i kullës është financuar pjesërisht prej rreth 1 miliard $ nga e paratë e sigurimit që Silverstein kishte marrë për humbjet e tij në sulmet e 11 shtatorit. Shteti i New York-ut dha një shtesë prej 250 milionë $, dhe Autoriteti Portual premtoi dhënien e 1 miliard $, e cila është marrë përmes shitjes së bonove.
Arkitektura dhe Projekti
Shumë nga konceptet origjinale të arkitektit Daniel Libeskind të dala nga konkursi e vitit 2002 u hoqën nga dizajni përfundimtar i kullës. Dizajni përfundimtar i One World Trade Center përbëhej nga simmetri e thjeshtë dhe një profil më tradicional. Gjithashtu nga pamja i ngjan Kullave origjinale Binjake. Ndërtesa zë një sipërfaqe prej 3,700 m2, pothuajse identike me gjurmët e Kullave Binjake origjinale. Kulla është ndërtuar mbi një bazë 56.4 m të lartë betoni pa dritare që fillon që nga poshtë në katet minus, i projektuar për të mbrojtur atë nga bombat kamion dhe sulme të tjera të nivelit të tokës. Fillimisht, baza do të ishte e mbuluar me xham dekorativ ngjyra-ngjyra, por një fasadë e thjeshtë xhami-dhe-çeliku u miratua kur prizmat u provuan të ishin jofunksionale. Veshja aktuale e bazës përbëhet nga panele xhami lidhur nga çelik inoksi, të ngjashme me ato të World Trade Center 7.
Dritat LED prapa paneleve ndriçojnë bazën gjatë natës. Në mes të saj, kulla formon një tetëkëndësh të përsosur, dhe pastaj arrin kulmin në një parapet xhami, forma e të cilit është një katror i orientuar 45 gradë nga baza. Natën, një rreze intensive drite projektohet horizontalisht nga maja dhe shkëlqen mbi 304,8 m mbi kullë.
David Childs nga SOM, arkitekti i One World Trade Center, tha në vijim në lidhje me hartimin e kullës se: Ne në të vërtetë donim që projekti ynë të bazohej në diçka që ishte shumë reale, jo vetëm në skica fillestare të konceptit. Ne hulumtuam sfidat e infrastrukturës për shkak se zgjidhja e duhur do të duhet të ishte bindëse, jo vetëm e bukur. Dizajni nuk ka implikime të mëdha skulpturore, dhe ne e kuptojmë plotësisht rëndësinë simbolike të kullës, dhe se ajo gjithashtu duhet të jetë një ndërtesë shumë efikase. Diskutimi rreth Freedom Tower shpesh ka qenë i kufizuar në aspektin simbolik, formal dhe estetik, por ne e pranojmë se në qoftë se kjo ndërtesë nuk do të funksiononte mirë, në qoftë se njerëzit nuk do të donin të punonin dhe ta vizitonin atë, atëherë ne do të kishim dështuar si arkitektë.
Emrat e përdorur 1 World Trade Center, Kulla e Lirisë (para 2009)
Viti i Përfundimit 2014
Funksioni Zyra, Observator, Komunikim
Stili Arkitekturor Bashkëkohor, modern
Vendndodhja Manhatan, New York
Fillimi i punimeve 2006
Hapja e Qendrës 29. Maj 2015
Kosto 3.9 miliard USD
Lartësia 1776 këmbë/ 541.3 m
Numri i kateve 104 (+5 nën katin përdhe)
Sipërfaqja e ndërtimit 325,229 m2
Ashensorë 73 cope
Arkitektë David Childs, Daniel Libeskind (2002)
Inxhinier Strukturist WSP Cantor Seinuk
Ndërtues kryesor Tishman Construction
Zhvillues/Investitor Autoriteti Portual në New York dhe New Jersey
No comments so far.
Be first to leave comment below.