

Terminali i ri i aeroportit të Pekinit, Kinë
ArkitektureMegastrukturaTe RejaUncategorized January 29, 2019 Author Author 0

10 Objektet më interesante që përfundojnë në vitin 2019
Terminali i ri i aeroportit të Pekinit, Kinë nga Zaha Hadid Architects
Terminali i ri i Aeroportit të Pekinit nga Zaha Hadid Architects është projektuar për të zgjeruar kapacitetin e aeroportit të kryeqytetit që do t’i shërbejë sektorit të transportit ajror me rritjen më të shpejtë në botë. I vendosur për të akomoduar 72 milion pasagjerë në vit, ndërtesa e re e terminalit të aeroportit prej 700,000 metrash katrorë është projektuar për të qenë jashtëzakonisht funksional, efikas dhe i përshtatshëm lehtësisht për rritjen e ardhshme.
Kostoja pritet të jetë 13.1 miliard dollarë.
8000 puntorë kanë punuar për ndërtimin e këtij terminali. 1.05 milion m3 beton janë përdorur për ndërtimin e tij, dhe 200.000 ton hekur.
Aeroporti do të ketë hangarin më të madh në botë ku do të mund të riparohen 12 avionë njëherësh.
Vendëndodhja është rreth 50 km në jug të qendrës së Pekinit.
ZHA fitoi një konkurs për të dizajnuar ndërtesën e re të Terminalit të Aeroportit të Pekinit në vitin 2011. Duke marrë frymëzim nga parimet brenda arkitekturës kineze, skema e dizajnit të ZHA përbëhet nga hapësira të ndërlidhura rreth një oborri qendror, parimet e dizajnit të terminalit janë të vendosura për të udhëzuar të gjithë pasagjerët në mënyrë të përsosur përmes zonave të nisjes, mbërritjes ose transferimit drejt hollit të madh në qendër të tij – një hapësirë shumëkatëshe në zemër të terminalit.
Data e fillimit të punës në këtë hapësirë pritet të jetë 01 Tetor 2019
No comments so far.
Be first to leave comment below.