By – Pass-i i Fierit drejt hapjes pjesore per sezonin e veres By – Pass-i i Fierit drejt hapjes pjesore per sezonin e veres
Pas shume vite pritje, hapet ne fund te muajit Qershor pjeserisht (2 korsi nga 4 korsi) te By-Pass-it te Fierit Sipas ARRSH-se kanë përfunduar:... By – Pass-i i Fierit drejt hapjes pjesore per sezonin e veres

Pas shume vite pritje, hapet ne fund te muajit Qershor pjeserisht (2 korsi nga 4 korsi) te By-Pass-it te Fierit

61647972_1346027115552492_4235167091948257280_n

Sipas ARRSH-se kanë përfunduar:
Betonimi i të gjitha urave
Shtrimi me stabilizant i 18 km rrugë
Asfaltimi i 15 km rrugë

61699536_1346027232219147_7891901105301356544_n

Projekti i referohet ndertimit te nje bypass-i rrugor te te tipit autostrade interurbane  midis qytetit te Fierit dhe Levanit (Bypass-i i Fierit) me gjatesi afersisht 22 km, me vlere prej 60 milion Euro financuar nga BERZH dhe BEI. Bypass-i i Fierit eshte pjese e nje korridorit te rendesishem per, nga Veriu ne Jug ( nga Lushnje ne Vlore), per te cilin disa sektore jane ndertuar ose jane ne ndertim e siper.

61989325_1346027118885825_4251184382204706816_n

Aksi rrugor kalon  ne perendim te Fierit, midis qytetit dhe vijes se bregut, duke perfshire ne pjesen me te madhe nje fushe qe kultivohet e vaditet ne menyre intensive. Ai pershkon Lumin e Semanit, nje rrjedhje e rendesishme uji, i cili bashkohet me lumin Gjanica dhe nje numer te madh kanalesh vaditjeje dhe kullimi sikurse edhe me shume struktura te vogla hidraulike dhe kullimi.

A7VVC011-Fieri-Bypass
Aksi rrugor eshte shume i rendesishem per zhvillimin e Shqiperise jugore, per zhvillimin industrial dhe te turizmit, dhe ka nje impakt te rendesishme ne bujqesi, meqenese Fieri eshte rajoni me  rendesishem i prodhimit bujqesor ne vend.
Aksi rrugor i meparshem, qe kalonte prane vendndodhjes se trashegimise kulturore te Apolonise dhe brenda perimetrit te percaktuar per mbrojten e saj, u modifikua duke marre parasysh kundershtimet e Ministrise se Kultures dhe ato te popullsise dhe autoriteteve vendase. Aksi rrugor aktual kalon ne nje pervijim terthor (rreth 2.5 km) larg nga kjo vendndodhje.

Ne kete seksion eshte parashikuar ndertimi i 3 urave me gjatesi nga 80 m secila ne lumin Seman, ne kanalin e Hoxhares dhe ate te Pojanit.
Jane parashikuar gjithashtu 4 kryqezime ne disnivel si dhe 2 gjysem kryqezime. Kryqezimet ne disnivel jane parashikuar te ndertohen si mbikalim per levizjen e trafikut kryesor si dhe rrethrrotullim ne baze per levizjen e trafikut lokal.

Shume tombino (rrethore dhe katrore) jane ndertuar per te lidhur rrjetin kompleks hidraulik te zones.

62231983_1346027302219140_7044214869062582272_n

Lartesia e rruges eshte pozicionuar pergjithesisht nga 2 – 5 m nga siperfaqja e tokes dhe 8 m nga ky nivel ne rastin e kryqezimeve ne disnivel.
Jane parashikuar gjithashtu shume nenkalime per sigurimin e vazhdueshmerise e trafikut lokal.

Bypass-i Fierit ka keto te dhena gjeometrike dhe volumore:

  • Gjatesia 22 km, autostrade
  • Shpejtesia e projektimit           120km/ore
  • Gjeresia e rruges                      22 m (2×2 korsi)
  • 4 nyje me 2 nivele, pa e prekur gjurmen kryesore ne zonat si me poshte:

–       Mbrostar me D=100m

–       Fier Perendim me D=100m

–       Pojan me D=100m

–       Levan me D=160m

  • 2 Gjysem kryqezime (semi-svincolo)

–       Dermenas Lindje

–       Dermenas Perendim

  • 3 ura me gjatesi 80 m

–       Seman

–       Hoxhare

–       Pojan

 

  • 21 nenkalime (mjetesh dhe hekurudhore)

–       9  me permasa 10x5m

–       2 me permasa 7×4.8m

–       9 me permasa 4×3.5m

–       1 hekurudhor me permasa 6x7m

2 zona me nga 25.000 m2 secila, per sherbime dhe pike informacioni per turistet

No comments so far.

Be first to leave comment below.

Your email address will not be published. Required fields are marked *