Fillon ndërtimi i stadiumit gjigand të skuadrës së futbollit amerikan LA Rams Fillon ndërtimi i stadiumit gjigand të skuadrës së futbollit amerikan LA Rams
HKS Architects ka zbuluar projektin e ri për shtëpinë e skuadrës së futbollit amerikan LA Rams. Struktura gjigande do të ketë një mbulesë prej... Fillon ndërtimi i stadiumit gjigand të skuadrës së futbollit amerikan LA Rams

HKS Architects ka zbuluar projektin e ri për shtëpinë e skuadrës së futbollit amerikan LA Rams. Struktura gjigande do të ketë një mbulesë prej metali të shpuar dhe filmi plastik të tejdukshëm.

stadiumi-5

Me një sipërfaqe prej 278.700 m2 arena sportive ka filluar ndërtimin në lagjen  Inglewood në lindje të Aeroportit Ndërkombëtar të Los Angelos. Ndërtimi që shtrihet në ish korsitë e zhvillimit të garave, është tashmë pjesë e një zone të planifikuar për argëtim dhe multifunksionale.

Projekti përmban një rrethim me përbërje prej metali të shpuar me ngjyrë të hapur të mbështetur në kolona betoni gjigande. Një pjesë e çatisë do të ketë përmbajtje ethylene tetrafluoroethylene (ETFE), plastikë me bazë fluorinë, transparenca e të cilës do të japë ndjesinë e të qenurit në qiell të hapur.

 

stadiumi-4

“ETFE është një peshë e lehtë dhe transparente do të bëjë që çatia të përçojë ndjesinë e mjedisit në ajër të hapur por gjithsesi duke krijuar një mbrojtje për përdoruesit”- thotë HKS Architects, një kompani amerikane projektimi që operon në gjithë botën.

 

stadiumi6

Çatia skulpturore do të mbulojë fushën e lojës dhe një holl ngjitur të quajtur “Plaza e Kampionëve”, një shesh rreth 1 hektar që lidh stadiumin me vendin e shfaqjeve.

stadiumi2

Rreshtat e ulëseve do të jenë me përbërje betoni dhe çeliku. Suva dhe xham do të përdoret në zonën VIP. “Ndërtimi do të ketë një numër të kufizuar materialesh” – deklaroi përfaqësuesi i firmës.

Arena do të ketë 70.000 vende fikse me aftësinë për të mbajtur edhe 30.000 spektatorë të tjerë në këmbë.

Mark A Williams  një nga drejtuesit e HKS thotë se: “Ne besojmë se ky projekt përfaqëson një pjesë shumë të rëndësishme të arkitekturës së Kalifornisë së Jugut dhe do të zgjerojë eksperiencën e tifozerisë për sportet dhe vendet e argëtimit..”

 

stadiumi-1

Projekti prej 2.66 miliard dollarë filloi punimet në 17 Nëntor 2016 me datë përfundimi vitin 2019. Ai do të mbështetet nga grupi Kroenke Sports & Entertainment, i cili ka në pronësi skuadrën e futbollit amerikan Rams.

 

No comments so far.

Be first to leave comment below.

Your email address will not be published. Required fields are marked *