Grafini “Graphene” materiali që mund të revolucionarizojë industrinë Grafini “Graphene” materiali që mund të revolucionarizojë industrinë
Ky është materiali më i ri që po përgatitet të përdoret në industri. Grafini është i ngjashëm me silikonin por ndërkohë vetitë e tij... Grafini “Graphene” materiali që mund të revolucionarizojë industrinë

Ky është materiali më i ri që po përgatitet të përdoret në industri. Grafini është i ngjashëm me silikonin por ndërkohë vetitë e tij mund ta zëvendësojnë përdorimin e gjithanshëm të silikonit në industri të ndryshme. Grafini, është material që tejçon elektricitetin më mirë se argjendi, tejçon nxehtësinë më mirë se diamanti dhe është më i fortë se çeliku. Elektronet mund të përshkojnë grafinin gati me shpejtësinë e dritës, që do të thotë rreth 250 herë më shpejtë se tek silikoni. Fuqia e tij qëndron në organizimin heksagonal të ngjeshur të atomeve të karbonit. Grafini është i vetmi material me formën e karbonit në të cilin çdo atom është i vlefshëm për reaksion kimik në të dy anët.

 

Grafini mund të përdoret dhe ndryshojë rrënjësisht këto industri: panelet diellore, veshje industriale super të lehta, telefona fleksibël, qarqe, transistorë dhe mund të çojë në prodhimin e baterive disafish më të fuqishme seç janë sot. Kjo do të thotë se bateritë e telefonave smart që përdorin sot mund të duhet të rikarikohen një herë në javë.

Ndërkohë që në ndërtim përdorimi do të ishte më i theksuar në energjinë e rinovueshme. Shtëpitë por edhe makinat do të mund të visheshin me qeliza fotovoltaike të mbështjella në grafin që do të sillte një erë të re në përdorimin e energjisë së rinovueshme.

Monitorët dhe telefonat do të ishin të hollë si një fletë letre si dhe kompjuterat me shpejtësi të pallogaritshme deri më sot, mbase dhe të pabërballueshme.

Për momenti ky material ka akoma kosto për ngritjen e infrastrukturës së përshtatshme për përdorimin në masë të tij, por mendohet që në vitet e ardhshme do të jetë pjesë e një industrie prodhimi prej miliarda dollarësh.

Më poshtë një video me një shpjegim më të hollësishëm rreth këtij materiali.

 

 

Burimi AlexanderAlUS,,Wikipedia

No comments so far.

Be first to leave comment below.

Your email address will not be published. Required fields are marked *