Kompleksi i ri për studimin e Universit Kompleksi i ri për studimin e Universit
Kina fillon ndërtimin e kompleksit të planetar 24 m të lartë të projektuar nga studio New York-ut Ennead Architects. Kompleksi me sipërfaqe zhvillimi rreth... Kompleksi i ri për studimin e Universit

Kina fillon ndërtimin e kompleksit të planetar 24 m të lartë të projektuar nga studio New York-ut Ennead Architects.

Kompleksi me sipërfaqe zhvillimi rreth 58 000 m 2, që do ti shtohet Muzeut të Shkencave dhe Teknologjisë do të ketë në brendësi një kinema me teknologji IMAX dhe një qendër edukimi dhe kërkimi.

teleskopi-large

 

Sipas projektuesve “Ennead Architects” projekti synon të jetë “modern dhe futurist dhe në të njëjtën kohë të jetë pikë lidhjeje me të shkuarën”, duke pasqyruar historinë kineze të astronomisë si dhe ambiciet e të ardhmes në eksplorimin e hapësirës

Objekti që kushton 78 milion USD përmban 3 forma: të syrit, kupolën e përmbysur dhe sferën që do të jetë edhe instrumenti astronomik që do të vëzhgojë diellin, hënën dhe yjet.
Kupola mund të rikrijojë qiellin ditën ose natën, syri vëzhgon diellin dhe sfera përmban një ekran në formë kupole ku projektohet yjësia.

teleskopi-2-large
Thomas Wong, partner projektues tek Ennead Architects, thotë se për të lidhur muzeun me qëllimet shkencore dhe me referencat qiellore të ndërtimeve përgjatë historisë, ekspozita dhe arkitektura do të komunikojnë më shumë se përmbajtjen shkencore, ato do të ndriçojnë kuptimin e të qenit human në një univers kaq të madh dhe më së shumti të panjohur.

Ndërtimi pritet të përfundojë në vitin 2019.

teleskopi-1

No comments so far.

Be first to leave comment below.

Your email address will not be published. Required fields are marked *