Kompleksi Rezidencial “Sunrise Residence” Kompleksi Rezidencial “Sunrise Residence”
Kompleksi rezidencial “Sunrise Rezidence” është ndërtuar në juglindje të qytetit Tiranë, në një zonë që është kthyer në një pol të vërtetë zhvillimi. Rreth... Kompleksi Rezidencial “Sunrise Residence”

Kompleksi rezidencial “Sunrise Rezidence” është ndërtuar në juglindje të qytetit Tiranë, në një zonë që është kthyer në një pol të vërtetë zhvillimi. Rreth 100 m larg nga TEG, Sunrise Residence është vetëm 7 minuta larg nga qendra e qytetit.

z5-sunrise-residence

Hartimi i projektit dhe ndërtimi i tij është mbështetur në Studimin Urbanistik Rajonal Mjedisor të zonës Selitë, Sauk, Lundër, Mullet dhe Petrelë miratuar me vendimin K.Rr.T.R.Sh. nr 1 dt 07.02.2006.

Sheshi i ndërtimit ka një sipërfaqe prej 21 216 m2, në të cilin janë ndërtuar 27 vila dhe 8 godina banimi si dhe rrjeti rrugor, sistemimet e jashtme, sipërfaqet e gjelbërta si dhe terrene sportive, pishina palestra etj.

hyrja-e-kompleksit-zona-e-sherbimeve

 

Projekti arkitektonik dhe zbatimi i punimeve

Projekti arkitektonik i kompleksit parashikoi që ndërtimet në këtë shesh të jenë të ndara në 5 zona në 4 prej të cilave janë ndërtuar 8 ndërtesa me 4 kate. 27 vila dhe dy njësi tregtare, kurse zona e 5-stë u konceptua me objekte çlodhëse e argëtuese për banorët, siç janë pishinë e mbyllur, palestër, bar, kënd lojërash për fëmijë, terrene sportive (tenis, futboll etj).

Secila zonë ka nga 2 godina banimi me disa apartamente të cilat janë harmonizuar me vilat 1-2 katëshe. Ndërtesat e banimit janë të gjitha me 4 kate dhe 1 apartament nënçati. Ndërtesat janë zgjidhur me 2 dhe 3 apartamente në kat të cilat janë kombinuar sipas rastit me 1, 2 dhe 3 dhoma, dhomë dite e kuzhine dhe me sipërfaqe ndërtimi 65 m2, 103 m2 dhe 158 m2. Karakteristike është zgjidhja e apartamentit nën çati i cili ka sipërfaqe 170 m2-215 m2, në të cilët pjesëmarrja e peizazhit është shumë e pranishme.

dsc03399

Vilat Tip të kompleksit për sa i përket sipërfaqes së ndërtimit kanë sipërfaqe 310 deri 330 m2 dhe secila prej tyre ka dy vende parkimi. Në kompleks ka edhe vila të veçanta me sipërfaqe ndërtimi 366 m2, 390 m2, 463 m2, 575 m2 dhe 1080 m2.

Si në vilat ashtu edhe në ndërtesat spikasin vetratat e mëdha dhe të shumta që është një tipar i arkitekturës mesdhetare. Po kështu mjaft tërheqës në tërësi të kompleksit, paraqitet elementi dominant i çatisë. Konstruksioni mbajtës prej druri i çatisë dhe leximi i këtij konstruksioni i rrit theksueshëm vlerat estetike dhe arkitektonike të objekteve. Të gjitha ndërtesat kanë një kat nëntokë, i cili ka si destinacion të vetëm parkimin e makinave.

Ndërtesat dhe vilat janë studiuar posaçërisht që të kenë një vendosje racionale, në mënyrë që secila prej tyre në çdo kat të ketë një zgjidhje sa më funksionale të mjediseve.

Objektet tashmë të përfunduara në Sunrise Residence kanë një sipërfaqe ndërtimi 5310 m2, objektet sportive dhe pishinat kanë një sipërfaqe 454 m2, sipërfaqe e rrugëve është 3394 m2 ndërsa sipërfaqe të gjelbëruara, lojëra, terrene sportive kanë një sipërfaqe prej 12 517 m2.

dsc02162

Konstruksioni i ndërtimeve është kryer me karkasë beton/arme, soletat mes kateve me traveta e tulla me brima ndërsa themelet janë zgjidhur me pllakë beton/arme.

Furnizimi me ujë, rrugët, rrjeti inxhinierik: Kompleksi, në bazë të projektit të hollësishëm, është i kompletuar me rrugë të brendshme me trotuare, të cilët sigurojnë si qarkullimin normal të mjeteve ashtu edhe banorëve. Një rrugë pedonale rreth kompleksit me gjatësi 700 ml shërben për banorët jo vetëm si shëtitore por edhe për ata që dëshirojnë të bëjnë vrap.

Një rrjet ujësjellësi siguron furnizimin normal 24 orë të të gjithë objekteve, si dhe një rrjet i plotë i kanalizimeve, largon ujërat e bardha të reshjeve si dhe me rrjet të veçantë realizon largimin e ujërave të zeza.

dsc02258

Materialet e ndërtimit

Materialet e ndërtimit të përdorura si për sa i përket objekteve ashtu edhe rrejteve të jashtme inxhinierike, punimeve të hidroizolimeve, drenazheve etj., janë mjaft cilësore e bashkëkohore.

Punimet e termoizolimit të ndërtesave

Gjatë ndërtimit të objekteve, është synuar që të bëhet një termoizolim i mirë i tyre, në mënyrë që ato të mund të jenë të freskëta në verë dhe të ngrohta në periudhat e ftohta të dimrit. Kështu në muret perimetrale të të gjithë objekteve, është bërë kapotimi i faqeve në kontakt me ambientin e jashtëm dhe pas këtij procesi është bërë suvatimi me grafiato.

dsc03394

Dyert dhe dritaret, janë plastike, prodhim gjerman me xhama termikë dopio me hapësirë mes tyre 24 mm që sigurojnë një izolim termik dhe akustik. E veçantë është se materiali i dyerve dhe dritareve ndikon në vetëshuarjen e zjarreve eventuale.

 

Kondicionimi-Impianti HVAC është zgjedhur i markës DAIKIN, që është lider në treg për pajisje kondicionimi. Panelet diellore janë integruar në këtë sistem.

Mjediset e jashtme, janë të sistemuara e sidomos të gjelbëruara. Bien në sy qilimat e gjelbër, gjelbërimi me shkurre dhe bimësi të lartë. Në këto të fundit veçohen ullinjtë, portokalle dhe agrume të tjera që kanë gjelbërim të përhershëm.

 

sunrise-scan-1a sunrise-scan-2a

Kontakt

+355682061108

+355682061199

www.sunriseresidence.al

 

No comments so far.

Be first to leave comment below.

Your email address will not be published. Required fields are marked *