Konkurs për projektin e Muzeut të ri të Holokaustit në Londër Konkurs për projektin e Muzeut të ri të Holokaustit në Londër
Sepse historia nëse nuk kujtohet përsëritet Projekti i ri i Muzeut të Holokaustit në Londër është në fazën e konkursit të projektimit ku do... Konkurs për projektin e Muzeut të ri të Holokaustit në Londër

Sepse historia nëse nuk kujtohet përsëritet

Projekti i ri i Muzeut të Holokaustit në Londër është në fazën e konkursit të projektimit ku do të marrin pjesë emrat më në zë të arkitekturës në botë. Konkurrimi është i fortë për projektin 40 milion euro që do të ndërtohet në Victoria Tower Gardens ngjitur me Parlamentin.

victoria-tower-gardens

Victoria Tower Gardens

Norman Foster, Daniel Libeskind, David Adjaye dhe Caruso St John janë në listën e 10 më të mirëve që do të marrin pjesë.

img0a

Norman Foster 

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Daniel Libeskind

Të tjerë emra të njohur janë: Heneghan Peng, Zaha Hadid Architects me Anish Kapoor, Finnish stars Lahdelma & Mahlamäki Architects, John McAslan + Partners, Allied Works e SHBA, Diamond Schmitt Architects e Kanadasë.

Gara e organizuar nga Malcolm Reading Consultants, tërhoqi 100 konkurrentë nga 26 vende të botës.

Përveç memorialit projekti synon të përfshijë një qendër mësimi nëntokësore, ku do të përmblidhen regjistrime të dëshmive të të mbijetuarve të holokaustit në Britani.

Konceptet e 10 finalistëve do të ekspozohen në Londër dhe vende të tjera të Mbretërisë së Bashkuar në Janar 2017.

Kryetari i Bashkisë së Londrës, anëtar i jurisë që do të përzgjedhë fituesin, Sadiq Khan u shpreh se ishte “I nderuar të mbështesë planet për krijimin e një Memoriali Kombëtar për viktimat e Holokaustit në zemër të Londrës”.

No comments so far.

Be first to leave comment below.

Your email address will not be published. Required fields are marked *