Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” nga Casanova dhe Hernandez Architects Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” nga Casanova dhe Hernandez Architects
Projekti ka për qëllim të promovojë dialogun mes traditës dhe modernes, mes të shkuarës dhe së ardhmes. Trashëgimia e traditës është theksuar nga reastaurimi... Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” nga Casanova dhe Hernandez Architects

Projekti ka për qëllim të promovojë dialogun mes traditës dhe modernes, mes të shkuarës dhe së ardhmes. Trashëgimia e traditës është theksuar nga reastaurimi i kësaj godine historike të projektuar nga piktori, skulptori, fotografi dhe arkitekti i famshëm Shqiptar i lindur në Shkodër Kolë Idromento, duke ruajtur ndërkohë karakteristikat strukturore dhe hapsinore, pa transformime në volume apo ndarje të brendshme të reja.

 

Marubi-National-Museum-of-Photography-by-Casanova-Hernandez-Architects-01

Konceptualisht, godina e Idromenos bëhet vetë një “objekt” i rëndësishëm i ekspozitës që do të shfaqet dhe vizitohet. Një imazh modern arrihet përmes instalimit të 5 “Kutive funksionale”, të cilat janë të parafabrikuara dhe shkëputura nga godina origjinale të cilat kryejnë rolin e orendive apo elementëve skulpturrorë.

Tradita dhe moderna dialogojnë në çdo cep të kësaj godine. Elementi i vitrinave të vendosura në exterierin e muzeut, funksionon si një pikë referimi që shënon hyrjen e muzeut. Në pjesën e brendshme të ndërtesës, dritaret origjinale dhe cilësia e hapësirave të godinës dialogojnë me kutitë e ekspozitës. Oborri dhe godina e vjetër bashkëekzistojnë me volumin skulpturor të ri dhe modern.

 

Marubi-National-Museum-of-Photography-by-Casanova-Hernandez-Architects-05

Një pikë referimi e gjallë, e hapur dhe e arritshme për kulturën

Nga njëra anë, program i muzeut zgjerohet në hapësirën publike dhe një nga “kutitë funksionale “ shndërrohet në një vitrinë e instaluar në ballë të muzeut, duke shërbyer si një pikë referimi që fton qytetarët ta vizitojnë atë.

Nga ana tjetër, hapësira publike hyn në muzeum dhe projekti shuan kufirin ndërmjet rrugës dhe institucionit me një kat përdhe transparent dhe të arritshëm në të cilin ndodhet një hapësirë multifunksionale për leksione, ëorkshope dhe ekspozita të përkohshme. Si pasojë, projekti ka për qëllim të krijojë një muze të hapur dhe të gjallë, i aftë për tu bërë pikë referimi kulturor i lidhur me jetën e rrugës të Shkodrës.

Këto dhoma tregojnë 3 fazat e procesit tradicional fotografik të prezantuara brenda rikonstruksionit ideal të hapësirave historike ku ky process u zhvillua: studio fotografike e Pjetër Marubit “Dritëshkronja”, dhoma e errët e Kel Marubit dhe arkivi i Gegë Marubit.

 

 

Marubi-National-Museum-of-Photography-by-Casanova-Hernandez-Architects-01

 

 

Marubi-National-Museum-of-Photography-by-Casanova-Hernandez-Architects-19

 

Marubi-National-Museum-of-Photography-by-Casanova-Hernandez-Architects-20

 

Marubi-National-Museum-of-Photography-by-Casanova-Hernandez-Architects-18

 

Marubi-National-Museum-of-Photography-by-Casanova-Hernandez-Architects-10
Marubi-National-Museum-of-Photography-by-Casanova-Hernandez-Architects-06
Marubi-National-Museum-of-Photography-by-Casanova-Hernandez-Architects-12
Marubi-National-Museum-of-Photography-by-Casanova-Hernandez-Architects-07

Identiteti i Muzeut

Imazhi modern i muzeut është bazuar në një model abstrakt, i cili frymëzohet nga gjeometria e hapjes së diafragmës së aparatit fotografik, që hapet dhe mbyllet për të kontrolluar dritën, e përdorur për të projektuar planin strukturor të 5 kutive të ekspozitës të instaluara në godinë, ndërkohë që në të njëjtën kohë integron një sistem të plotë dhe të zhdërvjellët ekspozimi.

Modeli abstrakt që është gjithmonë i përzier me fotot dhe objektet e koleksionit, bëhet simbol i vetë muzeut. Mund ta dallosh në shkallë të ndryshme dhe pjesë të ndryshme të godinës si në logon e Muzeut. Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi e merr identitetin e tij të veçantë duke lidhur aspektet hapsinore, strukturore, funksionale, grafike dhe vizuale dhe duke bërë që vizitorët ta identifikojnë godinën dhe koleksionin me një eksperiencë të plotë, të pasur dhe unike.

Marubi-National-Museum-of-Photography-by-Casanova-Hernandez-Architects-13

 

Marubi-National-Museum-of-Photography-by-Casanova-Hernandez-Architects-12

 

 

Marubi-National-Museum-of-Photography-by-Casanova-Hernandez-Architects-16

 

Marubi-National-Museum-of-Photography-by-Casanova-Hernandez-Architects-17

 

Marubi-National-Museum-of-Photography-by-Casanova-Hernandez-Architects-24

Marubi-National-Museum-of-Photography-by-Casanova-Hernandez-Architects-21 Marubi-National-Museum-of-Photography-by-Casanova-Hernandez-Architects-22 Marubi-National-Museum-of-Photography-by-Casanova-Hernandez-Architects-23 Marubi-National-Museum-of-Photography-by-Casanova-Hernandez-Architects-25 Marubi-National-Museum-of-Photography-by-Casanova-Hernandez-Architects-26

 

 

© Christian Richters

  • Vendi: Shkodër, Albania
  • Arkitektët: Casanova+Hernandez Architects
  • Projektues: Jesus Hernandez
  • Kurator fotografie: Kim Knoppers
  • Historian: Zef Paci
  • Arkitekt vendas: Atelier 4
  • Inxhinier Mekanik: Spiro Drita
  • Inxhinier Elektrik: Dëshire Mena
  • Strukturist: Diana Lluka
  • Klienti: Ministria e Kulturës, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Fond ii Zhvillimit Shqiptaro-Amerikan.
  • Siperfaqja: 517 m2
  • Siperfaqja e ndërtimit: 1138 m2
  • Zona e peisazhit: 70 m2
  • Buxheti: 1.200.000 €
  • Viti: 2016
  • Fotografite: Christian Richters, Blerta Kambo, Jesus Hernandez, Courtesy of Casanova+Hernandez

 

Burimi:

http://aasarchitecture.com/2017/01/marubi-national-museum-photography-casanovahernandez-architects.html

 

 

No comments so far.

Be first to leave comment below.

Your email address will not be published. Required fields are marked *