Qeveria fillon pagesat per Rrugen e Arbrit Qeveria fillon pagesat per Rrugen e Arbrit
Disbursohen 2.5 miliard leke Qeveria shqiptare fillon pagesat per Rrugen e Arbrit pasi Kontraktori Gjoka Konstruksion ka kryer mbi 20% te punimeve. Pagesa e... Qeveria fillon pagesat per Rrugen e Arbrit

Disbursohen 2.5 miliard leke

Qeveria shqiptare fillon pagesat per Rrugen e Arbrit pasi Kontraktori Gjoka Konstruksion ka kryer mbi 20% te punimeve. Pagesa e pare eshte kryers me 21 Janar 2019. Pagesa eshte kryer pasi situacionet e kompanise Gjoka Konstruksion jane certifikuar nga supervizori i punimeve i cili ka filluar pune ne Nentor 2018. Kesti i pare eshte 2.5 miliard leke.

Informacion mbi Rrugën e Arbrit, gjurma dhe projekti i rrugës.

Gjurma e “Rrugës së Arbërit” që në historinë e popullit tonë njihet si rruga e Karvanëve ose pjesë e rrugës së vjetër Egnatia, e që ka lidhur historikisht Tiranën me Dibrën, sot është pjesë e korridorit të 8-të, e kualifikohet si një projekt me rendësi të veçantë për infrastrukturën rrugore të vendit dhe koncesionet/PPP

dhe është në përputhje të plotë me programin e qeverisë shqiptare për përmirësimin kombëtar të kushteve të jetesës, duke nxitur infrastrukturën.

Projekti eshte propozim i shoqerive “ Gjoka Konstruksion” dhe “Geoportal”

Gjurma e Rrugës së Arbërit sipas propozimit të projektuesit është ;

Tiranë – Bulqizë – Bllatë – 74 km nderkohë që gjurma e aksit ekzistues është 160km. duke shkurtuar distancën në rreth 50%.

Të dhëna teknike :

51966814_690164941378118_6074474939400847360_n

Standarti – Kategoria C2. 2×3.5 (korsi asfaltike) +2×1.25 m (bankinë e asfaltuar) +2×0.75 (bankinë)

Rrezja minimale 120 ( 80m) sipas C2 pjerresia gjatësore max – 6.99 % standarti i sigurisë në tunele (tuneli dy tuba + korsi emergjence) .

realizimi i projektit – i plotë + dy degëzimet lidhja e Klosit me rrugën e Arbërit dhe segmenti deri në doganë.)

Vlera totale e punimeve është rreth 40.3 miliard lekë nga të cilat rreth 37.7 miliard leke kosto ndërtimore dhe 2.6 miliard lekë – kosto mirëmbajtje + operim i tunelit.

51579224_690165014711444_1590101295044231168_n

ky aks rrugor kalon ne Qarkun e Tiranës- në njesin Administrative të Zall – Bastarit e cila përbehet nga fshatrat Ferraj, Brar, Zall Dajt, Kurte, Zall Bastar, Bastar-Murriz me një popullsi prej 6525 banore e nëpërmjet tunelit të murrizit rruga kalon në territtorin e bashkisë Klos e konkretisht në fshatrat Drezës, Xibër, Shkallë, Fshati Fshat. Me një popullsi rreth 21 mijë banorë. pas daljes nga tuneli I Qafe Buallit rruga kalon ne Bashkinë Bulqizë me një popullsi rreth 41 mijë banorë e në afërsi të urës së Cerenecit rruga kalon në gjurme të re , në të djathtë të fshatit Shupenzë e më tej në Gjoricën e poshtme e përfundon në Bllatë.

Gjurme e Re

– Segmenti rrugor – me gjatësi rreth 1,15km, fillon në periferi të Tiranës ( kafja e Remes) deri tek ura e Brarit,

Segmenti me gjatesi rreth 5.2 km, fillon nga Ura e Brarit deri në Zall Bastar, projekti konsiston në plotësim dhe përfundim të punimeve të nisura.

Gjurme e Re

Segmenti – me gjatësi rreth 22.9 km, fillon Zall Bastar – dalje Ura e Vashës, projekti

51389232_690165051378107_1163892539002978304_n

Ne Uren me te madhe ne Rrugen e Arbrit vazhdojne punimet

konsiston në ndërtimin e një gjurmë krejtësisht të re të painvestuar si dhe të veprave të mëdha të artit

Tunelit të Murrizës 3.2 km I projektuar sipas standarteve të projektimit me një tub sëbashku me tubin e emergjencës si dhe dy urat e larta : ura Fshat me l =332 m h = 125 m dhe ura e Vashës me l =398 km h = 156 m.si dhe dy galerite e hapura. aksi rrugor futet në territorin e Bashkise Bulqizë

Segmenti – Dalja e Ures së Vashës – Bulqizë, me gjatësi l =9.6 km projekti konsiston në plotësim dhe përfundim të punimeve të segmentit si dhe të punimeve të tunelit të Qafë Buallit me gjatësi rreth 470 m.

Segmenti– Bulqize – Ura e Cerenecit – me gjatësi rreth 20.12 km është investim i kryer dhe aks i vënë në shfrytëzim .

Gjurme e re segmenti – Ura e Cerenecit – Bllatë, me gjatësi 9.11 km ku do të ndërtohen edhe 2 Ura , një mbi lumin Zall Bulqizë me l =216 m dhe ura mbi lumin Drin i Zi me l = 300 m, .

Gjurmë e rë është degëzimi Klos – Ura e Vashës me gjatësi rreth 3 km i cili lidh qendrën e banimit Klos si dhe rrethinat përreth me rrugën e Arbërit .

Segmenti Maqellarë – Bllatë ( pika kufitare ) , me gjatësi rreth 2.9 km është Rruga lidhese e pikes kufitare Bllatë –me Maqellarë e më tej e cila do të rikonstruktohet tërësisht dhe do të ketë parametra të një rruge urbane, me një karrexhatë me dy korsi, bankina të shtruara dhe trotuare.

-Vlera totale e punimeve është rreth 40.3 miliard lekë nga të cilat rreth 37.7 miliard lekë kosto ndërtimore dhe 2.6 miliard leke – kosto mirëmbajtje + operim i tunelit.

-afati kohor i realizimit të plotë të këtij projekti është për ndërtimin e të gjithë projektit – 44 muaj -mirëmbajtje dhe operim tuneli – 111 muaj.

51451723_690165214711424_2377599422964957184_n

Përfitimet –

Ndëtimi i rrugës së Arberit me një gjatesi rreth 74 km do te shkurtojë në mënyrë të ndjeshme rrugën ekzistuese që përdoret sot nga Tirana për në Dibër me gjatësi 180 km, duke ndikuar në zhvillimin e zonave në të cilat kalon kryesisht të Qarkut të Dibres, e cila ka një popullsi rreth 130,000 banore, si dhe te Njesise Administrative Zall-Bastar të Qarkut të Tiranës me një popullsi rreth 6525 banorë. Kjo rrugë do të bëhet një korridor lidhes i rendesishëm i Lindje-perëndimit.

Kjo rrugë lidh rajonet lindore dhe verilindore të Shqiperisë duke përmiresuar transportin e banoreve që jetojnë në zonat në të cilën kalon rruga, si dhe siguron transportin e burimeve natyrore nëntokesore siç është kromi nga Bulqiza për në portin e Durrësit, i cili më pas eksportohet. Gjithashtu ky aks rrugor do te jetë rruga më e shkurtër që lidh Tiranën me Dibrën, si dhe me veriun e Maqedonisë, Dibrën e Madhe, Tetovën dhe Shkupin, pra do të jetë rrugë lidhëse ndërkombëtare.

*Pershkrim i ARRSH

No comments so far.

Be first to leave comment below.

Your email address will not be published. Required fields are marked *