


Pas konfirmimit edhe nga Parlamenti të planit për ndarjen nga Bashkimi Europian, Studiot e Arkitekturës të Mbretërisë së Bashkuar janë shqetësuar për pengesa të mundshme në pjesmarrje në tenderat e zhvilluarnga vendet e Bashkimit Europian.
Por sipas “Institutit Mbretëror të Arkitektëve Britanikë” – Royal Institute of British Architects, RIBA nuk ka vend për shqetësim për pjesmarrjen në konkurimet e sektorit publik në Bashkimin Europian.
Megjithëse procesi i ndarjes së Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian është plot me të pasiguri, zyrtarët nuk parashikojnë probleme në këtë pikë.
Sipas rregullave të Bashkimit Europian çdo shtet antar e ka të detyrueshme publikimin në Official Journal of the European Union (OJEU) – Gazetën Zyrtare të Bashkimit Europian apo versinin elektronik të tij Tenders Electronic Daily (TED).
Kufiri me një vlerë monetare që bën të detyrueshëm publikimin në Gazetë janë si më poshtë:
– Për punët publike siç janë shkollat, godinat publike apo punimet e infrastrukturës, mbi €5,225,000.
– Për shërbime si projektimi është mbi €135,000.
Çdo ditë në portalin e Bashkimit Europian publikohet një mesatare prej 1,700 njoftime të reja me një vlerë €420 miliard çdo vit.
No comments so far.
Be first to leave comment below.