Unaza e Madhe Tiranë
Segmenti Rruga Komuna e Parisit-Shkolla Teknologjike Ndërtimi i këtij aksi do t’i jape zonës dhe rajonit një zhvillim të ndjeshëm dhe njëçlirim tëpërgjithshem të... Unaza e Madhe Tiranë

Segmenti Rruga Komuna e Parisit-Shkolla Teknologjike

Ndërtimi i këtij aksi do t’i jape zonës dhe rajonit një zhvillim të ndjeshëm dhe njëçlirim tëpërgjithshem të trafikut.  Ndërtimi i këtij segmenti do bëjë të mundur lidhjen midis dy segmente ekzistues të Unazës së Madhe, duke bërëeficent atë, si dhe duke krijuar tashmë një segment të gjatë e unik të unazës me gjatësi rreth 7 km që lidh drejtpërdrejt hyrjet kryesore të Tiranës, asaj tëRruges së Elbasanit dhe asaj të Rrugës së Durrësit.

Objekti, që në projekt përcaktohet nga profili 1 deri në profilin 96, shtrihet në pjesën jug-perëndimore të qytetit të Tiranës. Ai fillon në kryqëzimin me ish rrugën Komuna e Parisit(Medar Shtylla), vazhdon në drejtimin perëndimor përmes Selitës së Vogël, drejt rrugës së Kavajës, duke u lidhur segmentin ekzistues se Unazës së Madhe të Tiranës, segmentin Rruga Durresi – Rruga e Kavajës. Ky segment është ndërtuar prej mëse 10 vjetësh. Terreni ku shtrihet objekti është pjesërisht fushor dhe pjesërisht kodrinor.

Zona nga Profili 1 deri në Profilin 25 

Eshtë një zone urbane, e rrethuar me pallate shumëkatëshe të ndërtuara përgjithesisht në 10 vitet e fundit. Pallatet janë ndërtuar sipas studimeve Urbanistike dhe është ruajtur hapesira e mjaftueshme për ndërtimin e Unazës së Madhe. Pjesa lindore e këtyre objekteve shtrihen ne territorin administrativ tëBashkise Tiranë ndërsa pjesa perëndimore në ish-Komunën Farkë. Me miratimin e reformës territoriale e gjithë zona është përfshirë në Bashkinë Tiranë.

Ndërmjet objekteve kalojnë rrugë dytësore të cilat intersektojnë aksin e Unazës. Përgjithësisht orientimi i tyre është drejt qendrës së qytetit. Kjo zonë ka edhe një pjerrësi tërthore të ndjeshme (nga jugu drejt veriut)  Në këtë zonë ne anën jugore, është ndërtuar një rrugë me gjerësi 8m dhe trotuare 2x3m.

Zona nga Profili 25 deri në Profilin 86 

Eshtë një zonë urbane, e formuar përgjithesisht para viteve ’90. Dominojnë ndërtimet e ulta e të amortizuara 1-2KT. Një pjese e mire e tyre (objektet që shtrihen brenda kurores së rrugës) duhet te prishen për të lejuar ndërtimin e Unazës. Bëjnë përjashtim disa objekte të ndërtuara pas viteve ’95, në pjesën verilindore të aksit te unazës ku shtrihen disa blloqe pallatesh 5 KT.

Zona nga Profili 86 deri Profilin 96 

Eshtë zona që i përket kryqëzimit tëUnazes se Madhe te Tiranes me Rrugen e Kavajes. Aktualisht segmenti ekzistues e Unazës së Madhe, ai që shtrihet nga rruga e Durresit deri tek rruga e Kavajës formon me rrugën e Kavajës një kryqëzim në formë “T”. Ky kryqëzim shpesh bllokohet nga trafiku i rënduar dhe mungesa e zgjidhjes së kryqëzimit. Megjithëse në rrugën e Kavajës janë kryer një sërë investimesh për zgjerimin dhe përmirësimin e shtresave rrugore të saj, përsëri ky mbetet një ndër kryqezimet më problematike në Tiranë.

Unaza e madhe përbëhet nga dy pjesë:

  1. 1.Rruga Kryesore
  2. 2.Rrugët Paralele

 

Rruga Kryesore
Zgjidhja e parashikuar në këtë Projekt mbështetet nëStandartin A’2 të Kushteve Shqiptare të Projektimit, e përshtatur për zone Urbane, me dy vija kalimi 2 x 3.5m, dhe korsi Emergjence 3.5m. Kurorae përgjithshme të rrugës është30m. Përparesi i është dhënëedhe gjelbërimit. Rruga është konceptuar të funksionojë si rrugë shpejtësie dhe me hyrje dalje të disiplinuara.

Parametrat gjeometrike që plotëson Projekti:

Kategoria e Rrugës      – A’2

Gjerësia e Kurorës      – 30m

Gjerësia e Karexhatës     – 2x12m

Vija e Kalimit       – 2×3.5m

Korsi Emergjence     – 3.5m

Kuneta         – 2×0.5m

Gjerësia e Brezave ndarës (gjelbërimit)  – 3x2m

Shpejtësia e Projektimit     – 80km/ore (zona fushore)

Rrezja minimale       – 250m (zona fushore)

Numri i Kthesave për Km    – 4

Pjerrësia Tërthore      – 2-5%

Pjerrësia Gjatësore      – 6%

dsc05105

Rruget Paralele
Janë projektuar gjithashtu në varësi të densitetit të banimit dhe zonave qëkonturojnë objektin.Në projekt është parashikuar ndërtimi i rrugëve paralele. Qëllimi kryesor i tyre është: Mbledhja e trafikut të zonave të banuara dhe disiplinimi i tij, që të kryejnë funksionin e shërbimit për banorët dhe bizneset përgjatë tyre.  Të mbajnëmëtëveçuar trafikun qarkullues brenda blloqeve të banimit nga ai i Unazes.

Parametrat gjeometrike qëploteson Projekti për rrugët paralele:

Kategoria e Rrugës      – B2

Gjerësia e Kurorës      – 12m

Gjerësia e Karexhatës     – 7m

Gjerësia e Trotuarit     – 5m

Vija e kalimit       – 3.5m

Korsi Parkimi       – 2.5m

Kuneta         – 1×0.5m

Shpejtësia e Projektimit     – 40km/ore

Rrezja minimale       – 60m

Pjerrësia Tërthore      – 2.5-5%

Pjerrësia Gjatësore      – 10%

Nisur nga parametrat e standardeve të sipërpërmendura, u përcaktua seksioni i rrugës që përbëhet nga pjesa kryesore e unazës  me dy korsi lëvizjeje për çdo anë dhe njëkorsi emergjence dhe transporti publik. Në dy anët e saj janë vendosur dy rrugë paralele me dy korsi lëvizjeje dhe njëkorsi parkimi.

Për një funksionim sa më të mirë të objektit dhe qarkullim sa më të lirshëm të trafikut dhe këmbësorëve janë parashikuar dhe ndërtimi i disa nënkalimeve dhe mbikalimeve për automjete dhe kembesorëve. Nënyjet kryesore të trafikut, e sidomos në lidhjet e Unazës (pjesës kryesore) me rrugët e tjera është parashikuar zgjidhja e Kryqëzimeve në disnivel.

 

Projektimi i strukturave të shtresave
Në procesin e projektimit të strukturave të shtresave janë marrë në konsideratë probleme të dsc05100rëndësishme si: trafiku dhe parashikimi i rritjes së tij, për Rrugën e Elbasanit, Rrugën e Kavajës, Bypassin jugor të qytetit të Tiranës, për Rrugën Kamëz Tiranë, Rrugën Tiranë – Elbasan, Rrugën e Durrësit si dhe shkalla e motorizimit apo rritja e GDP, shpërndarja e trafikut, shpejtësia e lëvizjes si dhe peshat aksore.

Jetëgjatesia strukturës së shtresave rrugore është llogaritur për 20 vjet.

Shtresa qarkulluese asfalto-betoni  =   40 mm

Shtresa e binderit asfalto-betoni  =   60 mm

Shtresa baze asfaltike (konglomerat bituminoz)  = 100 mm

Shtresa baze me material te thyer (0-31.5 mm)  = 200 mm

Shtresa zhavorri.    = 400 mm (2×200 mm material të selekttuar)

Trotuaret
Ne pjesen kryesore te rruges nuk jane parashikuar trotuare perkembesore,ata jane pozicionuar ne dy anet e rruges paralele, me qellim te rritjes se sigurise se kembesoreve.Gjerësia e tyre është 5 m dhe do të shërbejnë si bazëpër vendosjen e rrjeteve inxhinierike (linjave tëujësjellesit, kanalizimeve, linjave të tensionit, linjave rezervë).  Shtresat e ndërtimit tëtrotuareve do jenë:

Pllake betoni     6cm

Shtrese granili    7cm

Shtrese zhavorri  25cm.

Ky segment ka dhe disa vepra arti dhe mbikalime të cilat do të përshkruhen në pjesën e dytë të këtij materiali.

No comments so far.

Be first to leave comment below.

Your email address will not be published. Required fields are marked *